Pamje filmike të kantierit të prodhimit dhe disa nga projektet e realizuara nga Albtiefbau

Alb Tiefbau

Shoqëria Alb Tiefbau u krijua në Qershor të vitit 1994 në Shkodër ku vazhdon të ushtrojë aktivitetet e saj kryesore. Alb Tiefbau është një kompani ndërtimi e specializuar në punime gërmimi, ndërtime civile dhe industriale, ndërtim dhe rikonstruksion rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha, punime nëntokësore, ura e vepra arti, punime në diga, hidrocentrale, punime topogjeodezike, prodhim asfalti, betoni dhe materiale inerte. Ka ndërtuar dhe vazhdon të ndërtojë punime civile me cilësinë e standardeve europiane, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve teknike dhe urbanistike.

Në kushtet aktuale të kapacitetit ekonomik, financiar dhe profesional, shoqëria Alb Tiefbau sh.p.k. ka perspektivë për të dhënë kontributin e saj me Standarde Europiane në ndërtimin e një Shqipërie të re.

Pajisjet

Alb Tiefbau zotëron njerëzit, pajisjet, materialet, eksperiencën dhe të gjitha resourset për të përmbushur çdo projekt në kohë, cilësi dhe buxhet. Me një eksperiencë pune shumë vjeçare, Alb Tiefbau është një garantues serioz i investimeve të klientëve duke përfaqësuar një nga kompanitë më prestigjoze dhe të respektuara në vend.

Kantier Ndërtimi

Albtiefbau zotëron një kantier ndërtimi prej 200,000 m2 gjithpërfshirës me të gjitha impiantet, makineritë dhe paisjet e nevojshme per zhvillimin e një aktiviteti cilësor dhe të tekonologjive të fundit.

Prodhimet e Alb Tiefbau sh.p.k. janë:

  • Asfalt i certifikuar sipas standardeve të Komunitetit Europian

  • Konglomerat
  • Binder
  • Tapet
  • Beton i të gjitha markave (M-100, M-150, M-200, M-300, M-400)
  • Inerte të lara e të thyera për prodhim Betoni e Asfalti
  • Elemente të ndryshme parafabrikat betoni (si tuba të dimensioneve të ndryshme, trarë deri në L=24m, New Jersey, etj.

Vlen të theksohet se produktet e prodhuara nga shoqëria Alb Tiefbau sh.p.k. janë të Standardeve Europiane. Për këtë shfrytëzohen lëndë të para të një cilësie shumë të lartë duke respektuar koefiçentat e përzierjeve të secilit material mbi bazën e analizave të laboratorëve modernë që disponon shoqëria. Cilësia e lartë e produkteve dhe punimeve e bëjnë shoqërinë tonë të suksesshme.

Çertifikata

ISO 9001:2008
ISO 14001:2004
OHSAS 18001:2007
PASS 99:2012
ISO / IEC 27001:2013
ISO 39001:2012
ISO 50001:2011
ISO 3834-2:2015