Pamje filmike të kantierit të prodhimit dhe disa nga projektet e realizuara nga Albtiefbau sh.p.k.

Alb Tiefbau sh.p.k

Shoqëria Alb Tiefbau shpk u krijua në Qershor të vitit 1994 në Shkodër ku vazhdon të ushtrojë aktivitetet e saj kryesore. Alb Tiefbau shpk është një kompani ndërtimi e specializuar në punime gërmimi, ndërtime civile dhe industriale, ndërtim dhe rikonstruksion rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha, punime nëntokësore, ura e vepra arti, punime në diga, hidrocentrale, punime topogjeodezike, prodhim asfalti, betoni dhe materiale inerte. Ka ndërtuar dhe vazhdon të ndërtojë punime civile me cilësinë e standardeve europiane, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve teknike dhe urbanistike.

Pajisjet

Alb Tiefbau shpk zotëron njerëzit, pajisjet, materialet, eksperiencën dhe të gjitha resourset për të përmbushur cdo projekt në kohë, cilësi dhe buxhet. Me një eksperiencë pune shumë vjeçare, Alb Tiefbau shpk është tashmë një garantues serioz i investimeve të klientëve, duke përfaqësuar në këtë mënyrë një nga kompanitë më prestigjoze dhe të respektuara në vend, në industrinë e ndërtimit.

Kompania Alb Tiefbau shpk investon fitimet e saj në zgjerimin e numrit të impianteve dhe makinerive me qëllim realizimin e kërkesave dhe projekteve të klientëve. Ndër ta mund të përmendim impiantin e asfalto-betonit me një kapacitet prej 160 ton asfalt/orë, impiantin e larjes dhe thyerjës së inerteve, asfaltoshtruese, rrula, fadroma, eskavatorë dhe shumë makineri të tjera të markave dhe teknologjive bashkëkohore.

Kantier Ndërtimi

Kompania zotëron një kantier ndërtimi prej 200,000 m2 gjithpërfshirës me të gjitha impiantet, makineritë dhe paisjet e nevojshme per zhvillimin e një aktiviteti cilësor dhe të tekonologjive të fundit. Ndërtimi i një kapanoni në shërbim të oficinës së makinerive, parkingu dhe zyrat e bëjnë kantierin tonë të pozicionohet në kantiere ndërtimi me nivele ndërkombetare.

Në kushtet aktuale të kapacitetit ekonomik, financiar dhe profesional, shoqëria Alb Tiefbau sh.p.k. ka përpara saj një perspektivë për të dhënë kontributin e saj me Standarte Europiane në ndërtimin e një Shqipërie të re.

Prodhimet e Alb Tiefbau sh.p.k. janë:

  • Asfalt te certifikuar sipas standardeve të Komunitetit Europian ISO 9001:2008
  1. Konglomerat
  2. Binder
  3. Tapet
  • Beton i të gjitha markave (M-100, M-150, M-200, M-300, M-400)
  • Inerte të lara e të thyera për prodhim Betoni e Asfalti
  1. Elemente të ndryshme parafabrikat betoni (si tuba të dimensioneve të ndryshme, trarë deri në L=24m, Neë Jersey, etj.

Vlen të theksohet se produktet e prodhuara nga shoqëria Alb Tiefbau sh.p.k. janë të Standarteve Europiane. Për këtë shfrytëzohen lëndë të para të një cilësie shumë të lartë duke respektuar koefiçentat e përzierjeve të secilit material mbi bazën e analizave të laboratorëve modernë që disponon shoqëria. Cilësia e lartë e produkteve dhe punimeve janë tregues që e bëjnë shoqërinë tonë të suksesshme në industrinë e ndërtimit.

Çertifikata

  • ISO 9001:2008 – Sistemi i menaxhimit të cilësisë ,
  • ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit të Mjedisit,
  • OHSAS 18001:2007 – Siguria dhe shëndeti në Punë.
  • PASS 99:2012 – Sistemi i integruar i menaxhimit te mjedisit dhe,
  • ISO / IEC 27001:2013 – Sistemi i Manxhimit të Sigurië së Informacionit
  • ISO 39001:2012 – Implementimi i sistemit të menaxhimit konform kerkesave dhe standarteve
  • ISO 50001:2011 – Sistemi i Menaxhimit të Energjisë
  • ISO 3834-2:2015 – Manaxhimi i Cilësisë së saldimit të materialeve metalike.