Shoqëria Alb Tiefbau shpk u krijua në Qershor të vitit 1994 në Shkodër ku vazhdon të ushtrojë aktivitetet e saj kryesore. Alb Tiefbau shpk është një kompani ndërtimi e specializuar në punime gërmimi, ndërtime civile dhe industriale, ndërtim dhe rikonstruksion rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha, punime nëntokësore, ura e vepra arti, punime në diga, hidrocentrale, punime topogjeodezike, prodhim asfalti, betoni dhe materiale inerte. Ka ndërtuar dhe vazhdon të ndërtojë punime civile me cilësinë e standardeve europiane, konform të gjitha rregullave dhe ligjeve teknike dhe urbanistike.

Alb Tiefbau shpk zotëron njerëzit, pajisjet, materialet, eksperiencën dhe të gjitha resourset për të përmbushur cdo projekt në kohë, cilësi dhe buxhet. Me një eksperiencë pune 24 vjeçare, Alb Tiefbau shpk është tashmë një garantues serioz i investimeve të klientëve, duke përfaqësuar në këtë mënyrë një nga kompanitë më prestigjoze dhe të respektuara në vend, në industrinë e ndërtimit.

Kompania Alb Tiefbau shpk investon fitimet e saj në zgjerimin e numrit të impianteve dhe makinerive me qëllim realizimin e kërkesave dhe projekteve të klientëve. Ndër ta mund të përmendim impiantin e asfalto-betonit me një kapacitet prej 160 ton asfalt/orë, impiantin e larjes dhe thyerjës së inerteve, asfaltoshtruese, rrula, fadroma, eskavatorë dhe shumë makineri të tjera të markave dhe teknologjive bashkëkohore.

Kompania zotëron një kantier ndërtimi prej 200,000 m2 gjithpërfshirës me të gjitha impiantet, makineritë dhe paisjet e nevojshme per zhvillimin e një aktiviteti cilësor dhe të tekonologjive të fundit. Ndërtimi i një kapanoni në shërbim të oficinës së makinerive, parkingu dhe zyrat e bëjnë kantierin tonë të pozicionohet në kantiere ndërtimi me nivele ndërkombetare.

Në kushtet aktuale të kapacitetit ekonomik, financiar, njerëzor dhe profesional, shoqëria Alb Tiefbau sh.p.k. ka përpara saj një perspektivë për të dhënë kontributin e saj me Standarte Europiane në ndërtimin e një Shqipërie të re.